Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën gjithëpopullore që do të mbahet nesër, më 18 shtator, në Prishtinë.
Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 12:00, ndërsa është paralajmëruar në mbështetje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në kërkim të drejtësisë.
Ramadani, përmes një postimi, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës.
“Për lirinë, për historinë dhe për të vërtetën e Kosovës!”, ka shkruar Ramadani.
