Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur mbështetje për protestën gjithëpopullore të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila do të mbahet të premten në Prishtinë.
Hoxhaj ka shpërndarë në Facebook thirrjen për protestë, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit.
“Në emër të popullit të Kosovës, në mbrojtje të UÇK-së. Bashkë në PROTESTË GJITHPOPULLORE! ”, ka shkruar Hoxhaj.
Protesta do të mbahet më 18 shtator, nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Ajo është thirrur pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
