Qytetarë të shumtë janë nisur të mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në mesin e të pranishmëve janë edhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, si dhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit.
Protesta, e cila ka nisur të mbledhë një numër të madh qytetarësh, është thirrur për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimeve gjyqësore lidhur me ish-krerët e UÇK-së.