Haxhiu: Nuk do të ndalemi derisa të gjendet edhe personi i fundit i zhdukur

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pasi është bërë identifikimi i tri viktimave nga analizat e ADN-së të mbetjeve mortore, të cilat u zhvarrosën në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, ka theksuar se institucionet e vendit nuk do të ndalen derisa të gjendet edhe personi i fundit i zhdukur me dhunë nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Haxhiu në një postim në Facebook theksoi se për 27 vjet, këto familje jetuan pa ditur ku ishin më të dashurit e tyre.

“Tri familje morën sot lajmin për familjarët e zhdukur me dhunë që prej vitit 1999. Analizat e ADN-së konfirmuan identitetin e tri viktimave, mbetjet mortore të të cilave u zhvarrosën në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut. Ata ishin pjesë e grupit të njohur si ‘Grupi i Intelektualëve’, shqiptarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999. Për 27 vjet, këto familje jetuan pa ditur ku ishin më të dashurit e tyre. Sot ato e dinë. Dhimbja mbetet, por kjo pritje e gjatë mbaroi. Jam pranë tyre në këtë ditë. Bashkëndjej edhe me familjet e tjera që presin rezultatet e gërmimeve në javët në vijim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika