Kastrati: Përbërja vetëm me gjyqtarë ndërkombëtarë ka qenë një nga mangësitë e Ligjit për Specialen

Avokati Emrush Kastrati ka thënë se çdo iniciativë që synon lehtësimin e procedurave ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të shpallur fajtorë në shkallën e parë nga Dhomat e Specializuara, është e dobishme dhe e arsyeshme.

Duke komentuar iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Kastrati ka thënë se hapat e ardhshëm duhet të diskutohen në mënyrë objektive dhe pa emocione.

“Çdo iniciativë pozitive që ka për qëllim lehtësimin e procedurave ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të shpallur fajtorë nga Dhomat në shkallën e parë, është dobiprurëse dhe e arsyeshme. Paraprakisht e gjykoj se duhet të diskutojmë në mënyrë objektive për hapat që duhet t’i marrim. Çdo hap i marrë duhet pa emocione”, ka deklaruar Kastrati.

Sipas tij, në kohën kur është hartuar ligji për Dhomat e Specializuara, kanë ekzistuar mangësi, ndërsa ka ngritur edhe çështjen e përbërjes së trupave gjykuese.

“Në rastin konkret, në kohën kur është hartuar ligji, ka pasur mangësi. Është pranuar versioni i Dhomave të Specializuara. Pse gjyqtarët vendorë të mos jenë vendorë, e jo vetëm të huaj?”, është shprehur ai.

Kastrati ka thënë se përbërja e trupave gjykuese me gjyqtarë ndërkombëtarë, sipas tij, ka sjellë pasoja për Kosovën, duke përmendur edhe raste të tjera të gjykimit ndërkombëtar.

“Gjykimi me trupa gjykues vendimtarë të trupave gjykues ndërkombëtarë na ka sjellë dëme me UNMIK-un, etj., edhe pse me UNMIK-un ka pasur trup gjykues edhe vendor”, ka deklaruar Kastrati.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika