Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se moti të martën, më 22 shtator, do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit, vranësirat në disa vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.