Gruda: Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ka qenë perfekte, Apeli mund të zgjasë një vit e gjysmë

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka qenë perfekte, ndërsa ka kritikuar vendimin e gjyqtarit për dënimin e tyre.

Gruda, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se paraqitja në sallën e gjyqit e figurave si Wesley Clark dhe James Rubin përbënte një mbështetje të rëndësishme për mbrojtjen.

“Jo, mendoj që mbrojtja ka qenë perfekte pasi me sjell Wesley Clark, James Rubin në sallë mbrojtja ka qenë përfekte dhe mbrojtje më të mirë s’kanë mundur të kenë absolutisht. Kjo që bëri gjyqtari ishte absurde, unë e dëgjova edhe avokatin e Thaçit dje, Prosper, dhe kishte fjali që s’i dëgjon prej një avokati tha se ‘ky është një proces politik, këta janë dënuar për arsye politike’ nuk dëgjon avokat me thënë kështu”, u shpreh Gruda.

Gruda foli edhe për mundësinë e miratimit të një ligji në Kosovë që do të përcaktonte vazhdimin e procedurave gjyqësore në vend, pas përfundimit të procesit në shkallët përkatëse në Hagë.

Ai tha se procedura e Apelit mund të zgjasë rreth një vit e gjysmë dhe se, në rast se vendimi konfirmohet edhe në këtë shkallë, çështja mund të vazhdojë në Gjykatën Supreme në Prishtinë, sipas ligjit që ai e përmendi.

“Çka po bëjmë ne me ligj – shkalla e Apelit do të jetë për një vit e gjysmë, ata (Ish-krerët e UÇK-së) do të jenë atje dhe do ta zhvillojnë Apelin atje. Nëse Apeli i dënon atje në shkallën e tretë në Gjykatë Supreme do ta zhvillojnë gjykimin në Prishtinë sipas këtij ligji sepse qëllimi i themelimit të Gjykatës Speciale me amandament kushtetues ka qenë hetimi i Raportit të Dick Marty-t përkatësisht hetimi për trafikim organesh, kur zotëri Thaçi më 2023 përmes mbrojtjes është anku në Dhomën Kushtetuese në Hagë se po më akuzoni përtej raportit të Dick Martyt përgjigja ka qenë se po se Kuvendi ka dhënë leje me hetu edhe krimet e luftës – ne këtë ide kemi marrë që nëse Kuvendi ka dhënë këtë leje atëherë po i marrim kompetencat për hetimet e krimet të luftës tek ne. Gjykata nuk mbyllet por vazhdon e heton për çka është themeluar”, u shpreh Gruda.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika