Punëtori lëndohet pasi rrëzohet gjatë punës në Gjilan, policia nis hetimet

Një person është lënduar gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator 2026, rreth orës 07:40, kur viktima, një mashkull kosovar, është rrëzuar gjatë punës dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa pas marrjes së trajtimit është liruar.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor për shkak se kishte pësuar lëndime pasi ishte rrëzuar derisa ishte duke punuar. Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin është iniciuar procedurë për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e incidentit apo natyrën e lëndimeve të pësuara nga viktima.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika