Një objekt afarist në Kijevë të Malishevës është përfshirë nga zjarri këtë të mërkurë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipet e zjarrfikësve teksa nuk raportohet për të lënduar, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se një objekt afarist është përfshirë nga zjarri në fshatin Kijev, Komuna e Malishevës. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e zjarrit. Deri më tani, nuk është raportuar për persona të lënduar si pasojë e zjarrit”, tha Krasniqi për Dukagjinin.
