Hargreaves takohet me Abdixhikun, diskutojnë aktgjykimin e Speciales dhe formimin e institucioneve

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hargreaves ka thënë se me Abdixhikun kanë diskutuar për rëndësinë e reagimeve të qeta dhe dinjitoze ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Diskutuam për rëndësinë e vazhdueshme të reagimeve të qeta dhe dinjitoze ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, ka shkruar Hargreaves.

Ai ka thënë se gjatë takimit është diskutuar edhe për nevojën që të përfundojë sa më shpejt formimi i institucioneve të Kosovës.

“Gjithashtu theksuam nevojën për përfundimin e shpejtë të formimit të institucioneve, në mënyrë që Kosova të mund të fokusohet në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e saj dhe avancimin e objektivave tona të përbashkëta ndërkombëtare”, ka shkruar ambasadori britanik.

Të fundit nga rubrika