Vedat Muriqi do të jetë kapiteni i ri i Përfaqësueses së Kosovës.
Vendimin e ka konfirmuar përzgjedhësi Franco Foda në konferencën për media, duke bërë të ditur se Muriqi do ta zëvendësojë Amir Rrahmanin, i cili është tërhequr nga Përfaqësuesja.
Foda ka treguar se zgjedhja e Muriqit është diskutuar edhe me lojtarët e ekipit, ndërsa zëvendëskapiten do të jetë Mërgim Vojvoda.
“Kapiteni i Kombëtares do të jetë Vedat Muriqi. E kemi diskutuar me lojtarët. I dyti do të jetë Mërgim Vojvoda. Na presin lojë të vështira dhe dihet që në këtë grup është Austria favorite. Ne si Kombëtare kemi shumë qëllime të larta. Në radhë të parë dëshirojmë të mbesim në Ligën B”, tha Foda.
Përzgjedhësi i Kosovës foli edhe për lojtarët e rinj të grumbulluar, duke thënë se ata janë integruar shpejt në ekip.
“Nuk kemi pasur aq shumë kohë, por kemi punuar mirë me top dhe kur nuk e kemi topin. Mendoj se jemi përgatitur mirë për të luajtur ndaj Irlandës”, u shpreh Foda.
