Humolli kërkon zhbërjen e Speciales, largimin e EULEX-it e KFOR-it

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputeti, Fatmir Humolli, ka deklaruar se pas kërkesave për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duhet të diskutohet për veprime të tjera institucionale.

Humolli, në Debat Plus, tha se në vend të ndryshimit të ligjit për Specialen në Kuvend, duhet të zhbëhet kjo gjykatë dhe se duhet të hartohet një platformë për largimin e EULEX-it dhe KFOR-it nga Kosova.

“Kur e kam dëgjuar kërkesën për ta ndryshuar ligjin për Specialen, më çka do të diskutosh. Në vend që ta zhbësh në Kuvend. Në vend se të bësh platformën me i thënë EULEX-it ik prej këtu. Si më i thënë KFOR-it, në kemi djem e vajza boll që  mbrojnë vendin tonë. Se vetëm shteti serb ka nevojë dhe trimërohet duke qenë këta këtu…

Serbia më së shumti frikësohet kur KFOR-i nuk është këtu. Për arsye e din shumë mirë, që kem luftëtarë boll, vullnetarë boll”, ka thënë Humolli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika