Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë momente nga një dasmë familjare në Kosovë, ku ka qenë e pranishme për të festuar martesën e kushëririt të saj.
Përmes një postimi në Instagram, Dua ka publikuar disa fotografi dhe video nga ceremonia, duke shkruar se kushëriri i saj është martuar me “gruan e ëndrrave” dhe se familja ka organizuar një dasmë të madhe shqiptare.
“Kushëriri im u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe patëm një dasmë të madhe shqiptare!!!”, ka shkruar ajo.
Në fund të postimit, ajo ka përdorur edhe një shprehje në shqip, duke shkruar: “po na rritet rrethi!!!!!”, duke iu referuar zgjerimit të familjes pas martesës.
Prania e Duas në ceremoninë familjare ka tërhequr vëmendjen edhe në rrjetet sociale, ku janë publikuar momente nga festa.