EPP-ja inicon përjashtimin e SNS-së së Vuçiqit

Partia Popullore Evropiane (EPP), ka nisur procedurën për shqyrtimin e statusit të Partisë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit, pas zhvillimeve rreth varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mladiq.

Në deklaratë, EPP-ja i përshkruan si “thellësisht shqetësuese” pamjet nga varrimi i Mladiqit, i cili është dënuar nga gjykatat ndërkombëtare për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

EPP thekson se krimet e Mladiqit, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, janë vërtetuar nga gjykatat ndërkombëtare dhe se ato nuk duhet të relativizohen, glorifikohen apo harrohen.

Partia evropiane shpreh shqetësim edhe për nderimet publike dhe shtetërore në ceremoninë e varrimit, pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë serbë dhe shfaqjen publike të mbështetjes për Mladiqin.

“Skenat nga varrimi i kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mladiq në Beograd ishin thellësisht shqetësuese”, thuhet në deklaratë.

EPP vlerëson se këto veprime janë në kundërshtim të thellë me vlerat e pajtimit, respektimit të viktimave dhe llogaridhënies, të cilat, sipas saj, qëndrojnë në themel të projektit evropian.

“Në kuadër të procesit të vazhdueshëm të shqyrtimit të SNS-së, këto zhvillime të fundit nuk mund të injorohen”, thuhet në deklaratën e miratuar.

Të fundit nga rubrika