Sekuestrohen rreth 1 mijë artikuj pa dokumentacion në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka sekuestruar një furgon dhe rreth 1 mijë artikuj të ndryshëm në Han të Elezit, të cilët dyshohet se ishin pa dokumentacion përkatës.

Sipas njoftimit të Policisë, më 28 shtator, njësitet e Drejtorisë së Kufirit pranuan informacion se në Han të Elezit ishte parkuar një furgon me targa vendore, i cili dyshohej se ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme pa dokumentacion.

Gjatë veprimeve në terren, zyrtarët policorë kanë identifikuar edhe një depo ku ndodheshin mallra të ndryshme, njofton Dukagjini.

Në koordinim me prokurorin kujdestar, Policia ndërmori veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa automjeti dhe mallrat u sekuestruan përkohësisht teks sot pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe ekzaminimit të mallrave nga zyrtarët e Doganës së Kosovës, rasti është iniciuar si kundërvajtje doganore.

Gjatë numërimit të realizuar nga zyrtarët policorë dhe doganorë janë evidentuar rreth 1 mijë artikuj të ndryshëm, përfshirë pajisje elektronike dhe teknike, pajisje kompjuterike, tekstil, materiale të ndryshme, duhan të papërpunuar si dhe artikuj të tjerë.

Automjeti dhe mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar njësisë kompetente të Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika