Një ditë pas publikimit të videove intime, Policia fton Adrian Hilën për intervistim

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nxjerrë këtë të enjte një ftesë për paraqitje për t’u marrë në pyetje të kompozitorit Adrian Hila, në lidhje me videot intime që u shpërndanë një ditë më parë në rrjetet sociale.

Në kuadër të veprimeve të Policisë, efektivët kanë shkuar edhe në banesën e kompozitorit për ta kontaktuar dhe marrë në pyetje, por nuk e kanë gjetur aty.

Siç raporton Top Channel, Policia ka mundur të kontaktojë në telefon me kompozitorin i cili është shprehur se është shumë i shokuar, i tronditur dhe se e kanë hakuar.

Hila, mes tjerash, ka deklaruar se do të paraqitet në polici sapo të mbërrijë në Tiranë.

Marrja në pyetje e Hilës lidhet me videot me përmbajtje intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme.

Një ditë më parë, strukturat e Krimit Kibernetik kanë nisur verifikimet për përmbajtjen dhe burimin e materialeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Në videot intime që po qarkullojnë, Hila shfaqet me personazhe të ndryshme publike në studion e tij. Raportohet se ato video kanë qenë të qasshme në faqet pornografike me pagesë. Ende nuk është e qartë se si kanë rrjedhur videot dhe nëse personazhet kanë qenë në dijeni se po incizohen.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika