Nagavci: LVV-ja do ta votojë ndryshimin e Ligjit për Specialen, nëse e mbështesin edhe partitë që e krijuan atë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se VV-ja do ta mbështesë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndonëse ka thënë se duhet të bëhen të qarta kufizimet e këtij vendimi.

Ajo ka theksuar se nëse partitë që e mbështetën krijimin e Speciales në vitin 2015 sot kërkojnë ndryshimin e ligjit, LVV-ja do ta mbështesë nismën.

Nagavci ka thënë se, sipas saj, ndryshimi i ligjit nuk i liron ish-krerët e UÇK-së, nuk i përshpejton aktgjykimet dhe nuk e zëvendëson procesin e apelit.

Ajo ka thënë se VV-ja do ta mbështesë këtë nismë jo për shkak të ndryshimit të qëndrimit të saj, por me arsyetimin se një vendim që është konsideruar i gabuar nuk duhet të përdoret si arsye për të penguar korrigjimin e tij.

“Jo sepse kemi ndryshuar qëndrimin tonë, por sepse bindjen se një vendim ka qenë i gabuar dhe i dëmshëm nuk mund ta përdorim si arsye për të penguar korrigjimin e tij që ende mund të korrigjohet”, ka thënë ajo.

Nagavci ka kërkuar një strategji shtetërore për trajtimin e këtyre çështjeve, duke përfshirë angazhimin juridik dhe diplomatik.

“Apeli duhet të trajtohet me seriozitetin e një beteje të madhe juridike, me prova, argumente dhe dijen më të mirë që mund të vihet në shërbim të tij. Krahas kësaj, duhet një përpjekje e madhe diplomatike”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika