Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se LDK-ja nuk do ta mbështesë nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ajo ka thënë se veprimet e njëanshme, pa koordinim dhe pa vlerësim të qartë të pasojave juridike, mund të rrezikojnë besueshmërinë e Kosovës dhe mbështetjen ndërkombëtare për vendin.
“Për këto arsye, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.
Lushaku-Sadriu ka theksuar se LDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë për viktimat dhe ruajtjes së interesit shtetëror të Kosovës.