Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca do t’i votojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Haradinaj tha se anulimi i Dhomave të Specializuara “do të ishte përgjigjja e drejtë për fyerjen që na është bërë”, por theksoi se AAK-ja do ta mbështesë projektligjin që është sot në shqyrtim në Kuvend.
Ai kërkoi që projektligji të votohet sot edhe në lexim të dytë.