Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij të PDK-së, Bedri Hamzës, do të niste rreth orës 12:30, Kurti ndodhet ende në seancë, e cila po vazhdon punimet.
Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot gjatë ditës do të takohet sërish me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.
Deputetët e PDK-së e kanë lëshuar seancën rreth orës 12:15, ndërsa teksa po dilnin, u pa një diskutim me tone konfrontuese mes deputetit Përparim Grudës dhe Kurtit.