PDK-ja kërkon votimin e Ligjit për Specialen në orën 17:00

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka propozuar shmangien nga afatet e përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Tahiri, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ka propozuar që amendamentet të mund t’i adresohen Komisionit Funksional për Legjislacion deri në orën 14:30, ndërsa Komisioni ta shqyrtojë projektligjin deri në orën 15:30.

Ai ka propozuar që Komisioni, deri në orën 17:00, t’ia paraqesë Kuvendit raportin me rekomandimet për shqyrtimin e dytë të projektligjit.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, parashtroj mocionin procedural për shmangien nga afatet e përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit për shqyrtimin e këtij projektligji, si vijon: Propozoj që amendamentet në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të mund t’i adresohen Komisionit Funksional për Legjislacion deri në orën 14:30.

Komisioni Funksional, deri në orën 15:30, duhet ta shqyrtojë projektligjin në fjalë. Komisioni Funksional, deri në orën 17:00, pra sot, duhet t’ia paraqesë Kuvendit raportin me rekomandimet për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për shqyrtimin e dytë në seancën plenare.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar do të bëhet në seancën plenare sot, më 5 tetor 2026, në orën 17:30”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika