Haxhiu kundërshton mocionin e PDK-së: Takohuni dhe merruni vesh për presidentin

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kundërshtuar mocionin e PDK-së për shmangien e afateve procedurale për shqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se deputetët duhet të përqendrohen në gjetjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Haxhiu tha se me kryetarët e partive politike është diskutuar që fillimisht të zhvillohet një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, e më pas të vazhdohet me votimin në lexim të dytë të projektligjit.

“Vini dhe ndryshoni qëndrimin. Unë ju inkurajoj që, për shkak pikërisht të urgjencës që kemi, sensitiviteti të rëndjeshmërisë pas vendimit të 6 shtatorit, është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë dhe t’i japim vendit president, sepse ne mund të hartojmë ligjin. Por ata atje, nëse ne shkojmë të zgjedhim, mbesim vetëm. Prandaj unë sot ju ftoj, edhe si kryetare e Kuvendit, edhe si ushtruese e detyrës së presidentes, takohuni, merruni vesh, dhe ejani në seancë. Nuk ka më të rëndësishme po e përsëris se presidenti, jo për shkak të emrit të përveçëm, por nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje për herë të dytë për shkak të presidentit. Është papërgjegjësi, është moskokçarje në raport me përgjegjësitë që i kemi para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pra, ju lutem, që të veproni në përputhje me përgjegjësinë. Nuk keni pasur drejtë të ndërhyni në këtë seancë për shkak të respektit ku ata fjalën e thanë që po ju kërkojnë”, tha ajo.

Haxhiu u ka bërë thirrje kryetarëve të partive politike që të takohen dhe të gjejnë një zgjidhje për situatën politike.

“Po ju kërkoj: me respektin më të madh, takohuni, nuk ka asnjë nevojë që të mos kemi takime ndërmjet kryetarëve të partive politike. Jam shumë optimiste që mund ta gjejmë një zgjidhje, me të drejtë, mirëpo nuk është në rregull që të përdorni situatën aktuale të luni me ndjenjat e protestuesve jashtë Kuvendit dhe të bëni propozime të tilla për sa kohë nuk keni asnjë nevojë. Sepse këtu jemi edhe sot, deri vonë, do të jemi ca pa nevojë, e kemi edhe nesër”, tha ajo.

Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar nga PDK-ja të tërhiqet nga mocioni, duke thënë se çështja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të shihet si pronësi e një partie politike.

“Absolutisht asnjë nevojë nuk e keni. Për një gjë të tillë. Prandaj ju lutem, që të silleni me përgjegjësi më të lartë në raport me situatën. Mos i vendosni as deputetët e Kuvendit në një situatë të tillë. UÇK-në nuk mund ta mbroj vetëm PDK-ja. UÇK-ja është e popullit të Kosovës. UÇK ka edhe Vetëvendosje, edhe në PDK, edhe në LDK, edhe në AK, edhe të tjerë që janë në këtë sallë. S’keni nevojë me pas pronësi mbi UÇK-në. Prandaj ju lutem, që të tërhiqeni nga ky propozim. Unë mund fare mos të shes votim, sepse keni ndërhyrë brutalisht në çështjen e pikave 3 mbi ditës, pra në këtë 3 vite, por për shkak të respektit ku ata është fjala që ta thoni atë që po dëshironi me dëgjuar të gjithe”, tha ajo./EO

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika