Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK-ja e pranon kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti, Justina Shiroka-Pulën për presidente, ndërsa si kundër-kandidate ka thënë se e propozojnë Eliza Hoxhën.
“Është dashur të ndodhë kjo para disa ditësh dhe është dashtë të kishte seriozitet për këtë çështje dhe për vendin. Për PDK do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim ta votojmë ligjin dhe ta përfundojmë këtë. Çështja tjetër është, Kurti edhe pse nuk kemi pasur mundësinë”, ka thënë Hamza.
Ndërkaq, ai konfirmoi se PDK-ja do ta propozojë deputeten Eliza Hoxha si kundërkandidate.
“Me qëllim që të zhvillohen procedurat dhe të plotësohen kushtet, Partia Demokratike e Kosovës e propozon si kundërkandidate edhe zonjën Eliza Hoxha”, tha ai.
Hamza theksoi se PDK-ja do të jetë në sallën e Kuvendit dhe pret që edhe deputetët e partive të tjera politike të marrin pjesë në proces.
“Ne po shkojmë në Kuvend, në sallën e Kuvendit, po i presim deputetët e partive tjera politike. Koha është e shkurtër dhe ne jemi të interesuar me pas ligjin për Dhomat e Specializuara për peshën dhe rëndësinë që ka”, u shpreh Hamza.
Ai shtoi se PDK-ja e ka kërkuar vazhdimisht që kjo çështje të zgjidhet përmes një marrëveshjeje politike.
“E kemi thënë vazhdimisht, edhe pse është dashtë me qenë marrëveshje në tavolinë”, shtoi Hamza.