Protesta me moton “Jo në emrin tim” vijon sot në qytetin e Bonnit, në Gjermani, në kundërshtim me vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit të organizatës “Liria ka Emër”, protesta është paralajmëruar të nisë në orën 19:00, në Parkun e Universitetit am Hofgarten.
Kjo protestë organizohet në kuadër të kundërshtimit të verdiktit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së teksa të tilla janë mbajtur në shumë qytete evropiane.