Kuvendi mban seancë të enjten

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, para mediave.

Nagavci ka njoftuar se në këtë seancë pritet të bëhet përzgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe formimi i komisioneve për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Po ashtu, në rend dite është paraparë edhe shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

“Do të bëhet edhe përzgjedhja e dy anëtarëve të bordit të ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës. Dhe po ashtu, edhe formimi i komisioneve për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së.

U pajtuam po ashtu që në këtë seancë të përfshihet edhe shqyrtimi në lexim të dytë i ligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit, apo i njohur ndryshe si një projektligj i cili është shqyrtuar edhe në legjislaturën e kaluar për shkak të rëndësisë që ka, edhe për shkak të domosdoshmërisë që të miratohet sa më shpejt, sepse përveçse kursen me dhjetëra miliona euro nga buxheti i vendit, është edhe një projektligj i rëndësishëm që ne të jemi pjesë e zonës së njëjtë vendeve të rajonit.

Përveç kësaj, u njoftua edhe për shpalljen e konkursit për anëtarët e këshillit të pavarur mbikëqyrës të shërbimit civil, dhe pastaj, natyrisht, pas mbylljes së konkursit do të vazhdojë edhe me përzgjedhjen e tyre për këtë institucion të ri të rëndësishëm”, ka deklaruar Nagavci para mediave.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika