Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të hënën në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.
Takimi është mbajtur në kabinetin e presidentes dhe ka nisur me disa minuta vonesë, pasi ishte paralajmëruar për orën 17:00.
Gjatë takimit, Shiroka-Pula i ka ndarë senatores Jeanne Shaheen Medaljen Presidenciale të Meritave.
Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm para fillimit të takimit, ndërsa pas përfundimit të tij, Presidenca pritet të lëshojë komunikatë për media.