Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Zëvendëskryetari i partisë kroate, njëherit deputeti kroat i Dom i Nacionalno Okupljanje (DOMiNO), Igor Peternel, ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, duke kritikuar njëkohësisht skenën politike në Serbi.

“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur!”, ka theksuar Peternel duke iu drejtuar politikanëve serbë.

Ai kritikoi ashpër situatën politike në Serbi, duke thënë: “Në Serbi keni çetnikizëm përballë një çetnikizmi edhe më të madh, të gjithë janë njësoj atje!”, përcjell Dukagjini.

Peternel theksoi se Kroacia duhet të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj Serbisë dhe t’u përgjigjet qartë provokimeve të saj duke mos lënë hapësirë për paqartësi në qëndrimin e Kroacisë ndaj zhvillimeve politike dhe raporteve në rajon.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika