Real Madridi ka shënuar një fitore dramatike ndaj Romës, duke triumfuar 4:3 në stadiumin “Olimpico”, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve për sezonin 2026/27.
Madrilenët arritën ta përmbysin rezultatin në minutat e fundit, pasi Roma kishte krijuar epërsi prej 3:1.
Roma kaloi në epërsi me golin e Marten De Roonit në minutën e 20′, ndërsa Kylian Mbappe barazoi shifrat për Real Madridin në minutën e 25′.
Në pjesën e dytë, Donyell Malen shënoi dy herë për vendasit, duke e çuar rezultatin në 3:1 dhe duke e vënë Real Madridin në një pozitë të vështirë.
Megjithatë, skuadra madrilene nuk u dorëzua.
Carlos Espi shënoi në minutën e 83-të, Endrick barazoi në minutën e 85-të, ndërsa Antonio Rudiger realizoi golin e fitores në minutën e 90-të nga krosimi nga këndi i Arda Guler-it.
Me këtë fitore, Real Madridi arrin në gjashtë pikë, ndërsa Roma mbetet me një pikë pas dy ndeshjeve.