Haradinaj përkujton Adrian Krasniqin: Ishte mik dhe bashkëluftëtar në rrugën e lirisë

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar gjeneralmajorin Adrian Krasniqi, duke e cilësuar si mik dhe bashkëluftëtar në rrugën drejt lirisë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar guximin dhe përkushtimin e Krasniqit, duke thënë se ai ishte shembull për brezat e rinj dhe simbol i dashurisë për atdheun.

“Gjeneralmajor Adrian Krasniqin e kisha mik dhe bashkëluftëtar në rrugën e lirisë. Zemërbardhë e guximtar i pashoq, ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuam dhe për të cilën ai dha jetën.

Shembull e udhërrëfyes për brezat, për ta kuptuar se sa kushton liria dhe sa e madhe është dashuria për atdheun.

Lavdi Adrianit dhe gjithë të rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika