Ukrainës, përgjatë kufirit mes dy vendeve, duke theksuar se kjo çështje nuk do të jetë objekt negociatash në bisedimet e ardhshme të paqes me Kievin.
Putin i bëri këto komente të premten, gjatë një vizite në një qendër komanduese ushtarake, ku u paraqit i veshur me uniformë ushtarake, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Sipas tij, operacioni synon të parandalojë kërcënimet ndaj rajoneve kufitare ruse dhe vjen si përgjigje ndaj inkursionit të forcave ukrainase në rajonin rus të Kurskut gjatë viteve 2024-2025.
“Forcat e armatosura ruse u ngarkuan jo vetëm me dëbimin e armikut nga territori ynë, por edhe me krijimin e një zone sigurie në territorin fqinj. Kjo detyrë po realizohet me sukses”, deklaroi Putin, sipas komenteve të transmetuara në televizion.
Ai shtoi se qëllimi i Moskës është të garantojë sigurinë e rajoneve kufitare ruse në të ardhmen, duke theksuar se krijimi i kësaj zone nuk do të jetë pjesë e negociatave të mundshme të paqes me Ukrainën.
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, bëri të ditur se zona e planifikuar e sigurisë do të shtrihet në një gjatësi prej rreth 660 kilometrash, prej të cilave, sipas tij, 70 për qind aktualisht janë nën kontrollin e Rusisë.
