SHSKUK kërkon llogaridhënie nga spitalet rajonale dhe masa për përmirësimin e shërbimeve

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ka kërkuar masa konkrete për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e llogaridhënies së menaxhmenteve të spitaleve rajonale.

Në mbledhjen e mbajtur më 16 tetor, të udhëhequr nga kryesuesi Faik Shatri, Bordi kërkoi që të adresohen mangësitë e identifikuara, të zbatohen rekomandimet e auditimit dhe të përcaktohen përgjegjësit, masat konkrete dhe afatet për zbatimin e tyre.

Sipas komunikatës, kanë filluar procedurat disiplinore ndaj personave për të cilët janë evidentuar dyshime për shkelje teksa thuhet se Bordi do të informohet në vazhdimësi për ecurinë e këtyre procedurave dhe masat që do të ndërmerren.

Po ashtu, është kërkuar formimi i një grupi punues profesional për analizimin e treguesve të vdekshmërisë, infeksioneve spitalore, komplikacioneve, prerjeve cezariane dhe shfrytëzimit të kapaciteteve spitalore.

Pas vlerësimit të pyetësorëve të vetëvlerësimit të dhjetë klinikave kirurgjike, Bordi kërkoi hartimin e masave për përmirësimin e shërbimeve, koordinimin ndërmjet klinikave dhe zbatimin e protokolleve klinike, si dhe përcaktimin e prioriteteve për investime infrastrukturore.

Në të njëjtën mbledhje, Bordi miratoi unanimisht Rregulloren për Organizimin e Brendshëm të Administratës Qendrore të SHSKUK-së.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe raporti i drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizi, Draft-Raporti i Punës për periudhën janar–qershor 2026, si dhe çështjet që lidhen me investimet, furnizimin me barna dhe planifikimin buxhetor për vitin 2027.

Bordi theksoi se menaxhmentet e spitaleve rajonale duhet të japin llogari për rezultatet e punës dhe zbatimin e masave të kërkuara, duke shtuar se do të vazhdojë mbikëqyrjen me qëllim të përmirësimit të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të shërbimeve shëndetësore.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika