Kryeministri i Çekisë: Përfshirja e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut do e bëjë BE-në më të fortë

Kryeministri i Çekisë i cili aktualisht udhëheq me presidencën e BE-së, Peter Fiala, ka thënë se Bashkimi Evropian do të jetë më i plotë dhe më i fusqishëm me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të cilat filluan negociatat për integrim në BE

Kryeministri i Çekisë, Peter Fiala

Kryeministri i Çekisë, Peter Fiala të martën e 19 korrikut ka deklaruar se rëndësia e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do jetë një hapë i mirë për demokraci, siguri dhe zhvillim ekonomik.

Madje gjatë deklaratës së tij, kryeministri Fiala, haptas vlerësoi qëndrimin që kanë mbajtur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, gjatë agresionit rus në Ukrainë.

“Duke pasur parasysh agresionin rus, ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj për të pasur politikë sigurie të njëjtë me Bashkimin Evropian. Në Evropën e sotme ne duhet të jemi bashkë gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar kryeministri çek i cili aktualisht udhëheq presidencën e BE-së.

Ai ka siguruar mbështetje në rrugën e integrimit. Dhe këtë hapë të madh e ka quajtur si “Gur kilometrik’’.

Edi Rama, Dimitar Kovaceski, Ursula von der Leyen dhe kryeministri çek Petr Fiala

Kujtojmë që Peter Fiala ka qenë gjithmonë pro-integrimit në BE të këtyre dy vendeve.

Këtë e shprehu dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, drejtuar kryeministrit çek:

“Kryeministër Fiala, urime sepse fillimi i negociatave i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një sukses i presidencës çeke e kjo është ngitu normalisht dhe nga puna e presidencave të mëparshme e ju do të luani një rol të rëndësishme që ky proces të shkojë përpara”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika