Gjini: Nëpërkëmbja e luftës së UÇK-së dhe eksperimentimi me Kushtetutën cenojnë shtetin

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka thënë se lufta për liri, sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe respektimi i rendit kushtetues janë thelbësore për shtetin e Kosovës, duke paralajmëruar se cenimi i tyre rrezikon të ardhmen e vendit.

Gjini ka theksuar se përpjekjet për liri dhe gjaku i dëshmorëve janë të pandashëm nga themelet mbi të cilat është ndërtuar KosovA.

“Çfarëdo përdorimi në mënyrë të keqe, ose çfarëdo nëpërkëmbje e kësaj vlere, e dëmton themelin e shtetit tonë”, ka deklaruar ai, duke iu referuar luftës për liri.

Duke rikujtuar vitet ’90, Gjini tha se synimi për çlirim frymëzoi të rinj e të reja që ishin të gatshëm të jepnin jetën për vendin dhe se shumë prej tyre e bënë këtë sakrificë. Sipas tij, arritjet e siguruara përmes kësaj përpjekjeje nuk duhet të bëhen objekt eksperimentesh politike.

“Nuk guxojmë me eksperimentuar me arritjet tona themelore”, ka thënë Gjini.

Ai e ka shtrirë këtë qëndrim edhe te funksionimi i institucioneve dhe respektimi i Kushtetutës, të cilën e ka cilësuar si kontratë të përbashkët që përcakton mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit.

Gjini ka theksuar se mospajtimet me dispozita të caktuara nuk e zbehin detyrimin për respektimin e normave kushtetuese.

“Nuk eksperimentojmë se është kontrata jonë, sikur e çdo shteti tjetër”, është shprehur ai raporton EO përcjell Dukagjini.

Kreu i Aleancës ka paralajmëruar se vlerat themeluese dhe rendi institucional përballen herë pas here me përpjekje për nëpërkëmbje, si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda vendit, pa përmendur emra apo raste konkrete.

Sipas tij, moskuptimi i rëndësisë së këtyre themeleve, me ose pa vetëdije, vë në rrezik të ardhmen e Kosovës dhe të brezave të rinj.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika