Kamberi për politikanët serbë: Kanë një shpresë imagjinare për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën

Shaip Kamberi, Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Bartësi i listës shqiptare në Luginë, Shaip Kamberi, në emisionin “Info Magazine” deklaroi se politikanë në Serbi vazhdojnë ende me ëndrrën e tyre kolonialiste.

Sipas tij, ka ende shumë që shpresojnë me shpresë imagjinare që mund ta marrin kontrollin mbi Kosovën.

“Ata vazhdojnë me ëndrrën e vet kolonialiste, me atë qe e kanë humbur Kosovën me një shpresë të imagjinuar për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën, dhe me politikën në të cilën mbizotërojnë mitet e mesjetës.

Pra asnjë klasë politike deri më tani në Serbi nuk ka arritur të ndërtojë një thellësi politike me të cilën do të mendojnë në mënyrë strategjike, që të relaksojë në radhë të parë raportet me Kosovën, të relaksojë raportet me shqiptarët në Luginë të Preshevës, të ndërtojë raporte më të mira”, u shpreh Kamberi.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika