Mësimdhënësit propozojnë shkollën fillore deri në klasë të tetë, njohësit e arsimit kanë dilema

Strategjia e Arsimit 2035+ nga Ministria e Arsimit, po shqyrton mundësinë e rikthimi të sistemit 4+4+4, ide kjo që sipas njohësve të Arsimit mund të sjellë më shumë komplikime se përfitime. Ministria e Arsimit dhe SBASHK-u, po mbledhin opinionet e mësimdhënësve nëpër komuna, për të identifikuar ndryshimet e nevojshme në sistemin arsimor.

Bashkëpunimi mes tyre s’ka qenë çdo herë më i miri.

Mirëpo, tash e një kohë, ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, janë bërë bashkë për një mision.

Kësioj, këtë sëbashku po zhvillojnë takime me mësimdhënës në të gjitha komunat e Kosovës, e që po bëhen në kuadër të Strategjisë së Arsimit 2035+.

Në mesin e ideve, këtu po shqyrtohet edhe mundësia e rikthimit të formës, ku shkolla fillore të jetë deri në klasën e tetë.

“Ka edhe ide të tilla që të ketë edhen jë prekje të tillë në arsim, mirëpo strategjia veçse ka fillu, ende  nuk dihet asgjë, ne jemi duke marrë opinionet e punëtorëve të arsimit, në mënyrë që ministria t’I kete këto opinione, në mënyrë që strategjia të mos jete e punuar në zyrë, mirëpo nga opinionet e punëtorëve të Arsimit”, ka theksuar Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK.

Njohësit e Arsimit konsiderojnë se rikthimi në sistemin 4+4+4, s’do të ketë ndonjë impakt pozitiv.

“Do të sillte konfuzitet, dhe më tepër komplikime në sistemin e arsimit, për një sistem I cili edhe ashtu është mjaftueshëm I rëndësuar në gjendjen si është. Ka shumë aspekte që do të prekte nxënësit dhe mësimdhënësit”, ka deklaruar Samir Shahini, ish-drejtor i Arsimit.

Strategjia e Arsimit 2035+ po shqyrton edhe ide të tjera të mësimdhënësve sa i përket ndryshimeve dhe përmirësimeve që ka nevojë aktualisht sistemi arsimor në Kosovë, në mesin e tyre edhe shpërndarjen e kompetencave te drejtoritë e shkollave./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika