Qendra Post-Traumatike për veteranët, OVL-ja e bindur se institucionet do ta nisin punën

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social bashkë me GLPS-në ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Qendrës Post traumatike tek Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje e Vlerat e Luftës. Të njëjtit paralajmëruan se do të ndërmarrin hapa tjerë ligjor nëse kërkesa nuk shqyrtohet me seriozitet. Sipas OVL-UÇK-së ndihma ka qenë moti e nevojshme sepse ka pasur edhe raste të vetëvrasjeve për shkak të traumave.

Kanë kaluar më shumë se 10 vjet prej kur u miratua Ligji për Veteranët e i cili ndër të tjera parashihte edhe themelimin e Qendrës Posttraumatike.

Por, për këtë të fundit ndër vite s’u mor asnjë hapë.

Kësisoj, Qendra për Informim dhe Përmirësim Social bashkë me GLPS-në, ka dorëzuar tek Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, kërkesën për themelimin e kësaj qendre.

“Fakti që kanë kaluar mbi 10 vjet dhe nuk ka pasur asnjë inicativë as nga Ministria e Shëndetësisë e as nga Mirëqenia Sociale që janë të përfshira si përgjegjëse në këtë ligj na ka shty neve që tash me ju drejtu kuvendit, komisioni përkatës që ato me i kërku llogaridhënie këtyre ministrive”, ka deklaruar Bind Skeja, Qendra për Informim dhe Përmirësim Social.

Skeja pati një paralajmërim nëse kërkesa nuk shqyrtohet.

“Unë nuk e besoj që ka ndonjë arsye që Ministria e Shëndetësisë apo e Punës me refuzu e vetmja që mundet me ndodh është se munden me zhagit si proces por ne bashkë me GLPS-së kemi me i qëndru afër edhe nëse Kuvendi nuk e trajton me seriozitet atëherë do t’i shohim rrugët tjera ligjore”, ka theksuar ai.

Që themelimi i kësaj qendre është shumë i nevojshëm, vlerësojnë edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

‘Po kemi pas raste edhe të vetëvrasjeve të veteranëve prandaj kjo kishte me qenë shumë e mirë me u marr me këtë çështje me trajtu dhe me iu ndihmu veteranëve”, ka theksuar Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL-UÇK-së.

OVL këtë herë ka pritshmëri edhe nga institucionet.

‘Jam i bindur që nuk duhet me has në rezistencë, jam i bindur që shteti duhet me mirëpritë këtë”, ka deklaruar ai.

Në një përgjigje për televizioni nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë ndërsa Ministria për Mirëqenië sociale nuk ka kthyer përgjigje./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika