Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë në Tiranë kanë përmbysur karriget e kuqe të vendosura nga kryeministri Edi Rama, në shenjë refuzimi ndaj ftesës së tij për dialog.
Me thirrjet “Nuk ka dialog” dhe “Dorëheqje”, studentët dhe pedagogët e pranishëm kanë kundërshtuar ftesën për bisedime, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Sipas raportimeve të EuroNews nga protesta, drejtoresha e MIA-s, Manjola Hasa, ka qenë e pranishme para godinës së qeverisë, ku është ofruar si ndërmjetëse për komunikimin me kryeministrin. Megjithatë, kjo ofertë është refuzuar nga protestuesit.
Mëngjesin e së martës, Rama publikoi një videomesazh, përmes të cilit u bëri thirrje për dialog protestuesve, duke vendosur disa karrige të kuqe me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë.
“Kush do dialog, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë”, deklaroi Rama.
Kryeministri theksoi gjithashtu se nuk do të dialogojë me personat që kryejnë akte dhune, duke bërë dallimin mes protestuesve dhe atyre që, sipas tij, përfshihen në veprime të tilla.
Rama: Protestat po shfrytëzohen për të destabilizuar vendin dhe për të frenuar negociatat me BE-në