“Nuk siguron kthimin e ish-krerëve të UÇK-së”, Nagavci për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk i shfuqizojnë aktgjykimet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe as nuk e zëvendësojnë procesin e apelit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci ka rikujtuar se Lëvizja Vetëvendosje kishte ngritur shqetësime për procedurën e miratimit të ndryshimeve ligjore, për përmbajtjen e tyre dhe për problemet e mundshme kushtetuese.

“Ende pa kaluar dy javë nga miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, tashmë po dëgjohen kërkesa që Presidentja ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim.

Si Lëvizje VETËVENDOSJE!, që në fillim kemi ngritur shqetësimet tona për nxitimin me të cilin po procedohej ky ligj, për përmbajtjen e tij dhe për problemet e mundshme kushtetuese.
Qëndrimi ynë ndaj Gjykatës Speciale ka qenë i qartë që nga viti 2015. Kemi kundërshtuar themelimin e saj dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar. Megjithatë, kemi theksuar se ndryshimet e propozuara ligjore nuk i shfuqizojnë aktgjykimet, nuk e zëvendësojnë procesin e apelit dhe nuk sigurojnë kthimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në atdhe.
Pavarësisht rezervave tona, e kemi mbështetur ligjin, me dëshirën që çdo nismë në mbështetje të çlirimtarëve të japë rezultate konkrete. Sot, kur po kërkohet rishqyrtimi i tij, rikthehen në vëmendje pikërisht shqetësimet që i kemi ngritur para miratimit.
Kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë një strategji të mirëfilltë shtetërore, një përgatitje serioze juridike për procesin e apelit dhe një angazhim të fuqishëm diplomatik për të mbrojtur të vërtetën historike të luftës çlirimtare të Kosovës.
Drejtësia për çlirimtarët kërkon seriozitet, përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje juridikisht të qëndrueshme, jo vetëm miratimin e ligjeve me procedura të përshpejtuara”, ka shkruar Nagavci.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika