Konjufca në OKB: Sovraniteti i Kosovës nuk është i negociueshëm, as drejtësia për Banjskën

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar para Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se sovraniteti i Kosovës nuk mund të negociohet dhe se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

“Sovraniteti i Republikës së Kosovës nuk është i negociueshëm, e as drejtësia për sulmin terrorist të Banjskës”, ka theksuar Konjufca.

Gjatë fjalimit të tij, ai ka akuzuar Serbinë për mbështetjen e sulmit në Banjskë, duke përmendur Milan Radoiçiqin, të cilin e ka cilësuar si organizator të tij. Konjufca ka kritikuar faktin që Radoiçiqi është shfaqur në një tubim politik të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kragujevc, në vend që të përballet me drejtësinë.

“Këto nuk janë provokime të izoluara, ato ekspozojnë një doktrinë armiqësore, ekspansionizëm territorial dhe pandëshkueshmëri për agresion të armatosur”, ka deklaruar ai.

Konjufca i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalë, siç është shprehur, politikën armiqësore ndaj Kosovës, pengimin e anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare dhe të pranojë njohjen e ndërsjellë si bazë për marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Duhet të ndalë pengimin sistematik të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe të miratojë njohjen e ndërsjellë si bazë për marrëdhëniet ndërshtetërore”, ka thënë ai.

Kryediplomati i Kosovës ka kritikuar gjithashtu homologun e tij serb, Marko Gjuriq, për mospërmendjen e viktimave shqiptare të luftës në Kosovë gjatë deklarimit të tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Zonja Presidente, shteti i Serbisë, me flamurin e Serbisë, ka vrarë në vendin tim 12 mijë njerëz të paarmatosur, të pafajshëm, shqiptarë. Asnjë fjalë nga ministri Gjuriq për 12 mijë shqiptarë të vrarë, këtë e quaj unë mohim të drejtësisë ndërsa edhe ai vetë e mohoi këtë”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë veprimet e Serbisë dhe të kërkojë llogaridhënie për sulmin në Banjskë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika