Përfaqësuesja amerikane në OKB: Trumpi dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet për Kosovën e Serbinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa konkretë drejt ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme, duke kërkuar përmbajtje, ndërtim të besimit dhe angazhim konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Tammy Bruce, ka thënë se paqja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve.

“Paqja mes Kosovës dhe Serbisë jo vetëm që është esenciale, Trump admiron të dyja vendet dhe dëshiron paqe, stabilitet e prosperitet. I bëjmë thirrje dy palëve që të tregojnë përmbajtje, të bëjnë hapa praktikë drejt ndërtimit të besimit dhe ruajtjes së stabilitetit, si dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar Bruce.

Ajo ka folur edhe për qëndrimin e Uashingtonit lidhur me misionin e UNMIK-ut në Kosovë, duke theksuar se SHBA-ja nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj për këtë çështje.

Mes tjerash, Bruce ka vlerësuar se misioni i UNMIK-ut ka vazhduar të jetë i pranishëm përtej kohës kur, sipas saj, ka qenë i nevojshëm.

“Qëndrimi ynë për sa i përket UNMIK-ut nuk ka ndryshuar. Misioni e ka jetuar shumë më gjatë se qëllimi i vet, dhe ky Këshill i Sigurimit duhet ta mbyllë atë mision”, deklaroi përfaqësuesja amerikane.

Sipas saj, Kosova e vitit 2026 është ndryshe nga ajo e periudhës së pasluftës dhe UNMIK-u nuk ka më rol të konsiderueshëm në qeverisjen e vendit.

Ajo përmendi praninë e KFOR-it, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe agjencive të tjera të OKB-së, duke vlerësuar se këto struktura janë më të përshtatshme për të kryer detyrat e kufizuara që, sipas saj, vazhdon t’i ketë UNMIK-u.

Bruce kritikoi gjithashtu vazhdimin e financimit të një misioni që, sipas saj, ka shumë staf, por nuk kryen më funksionin e një misioni tradicional paqeruajtës.

Ajo paralajmëroi se mbajtja e këtij misioni shpenzon burime që Kombet e Bashkuara mund t’i përdorin në zona të tjera ku nevojitet ndihmë dhe, njëkohësisht, dëmton kredibilitetin e Këshillit të Sigurimit.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika