Një i vrarë dhe katër të plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit

Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën katër të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Trappes, në periferi të Parisit, ndërsa autoritetet franceze po e trajtojnë rastin si një incident të mundshëm terrorist, raporton BBC.

Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, i ka cilësuar ngjarjet si “shumë serioze”, duke bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim policor.

Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit e Francës ka marrë përsipër hetimin, i cili, sipas saj, lidhet me dyshimet për “vrasje në lidhje me një ndërmarrje terroriste”.

Kryetari i komunës së Trappes, Ali Rabeh, ka deklaruar se një person ka qëlluar me armë nga vetura ndaj disa njerëzve që ka hasur të premten në mëngjes.

Sipas mediave franceze, numri i të plagosurve mund të jetë më i lartë, ndërsa raportohet se në mesin e tyre mund të jetë edhe një fëmijë 12-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar forca të shumta policore dhe ekipe të emergjencës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe motivin e sulmit.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika