Artistja kosovare, Rinesa Qeriqi, me emrin artistik, Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshë të re, pas përballjes me një sëmundje të rëndë, tumorin.
Lajmin për ndarjen nga jeta e bën të ditur familjarët e saj në rrjetet sociale, njofton Dukagjini.
Në mesazhin prekës, familjarët e kujtuan Rinën me fjalë të ndjera, duke theksuar se ajo do të mbetet përgjithmonë në zemrat e tyre.
Mes tjerash, familjarët kanë bërë të ditur gjithashtu se detajet lidhur me ceremoninë e varrimit do të njoftohen më vonë, pasi aktualisht ndodhen larg.
