Lula fiton mandatin e katërt si president i Brazilit

Presidenti i majtë i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka fituar mandatin e katërt në krye të shtetit, duke mposhtur në balotazh rivalin e tij të djathtë, Flavio Bolsonaro.

80-vjeçari Lula ka marrë pak më pak se 52 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve. Pas shpalljes së rezultatit, ai ka falënderuar mbështetësit e tij në São Paulo, duke thënë se ata “e mbrojtën demokracinë braziliane”.

Ndërkaq, Flávio Bolsonaro, i cili kishte fituar raundin e parë të zgjedhjeve, e ka cilësuar rezultatin si “të pashpjegueshëm” dhe ka bërë thirrje që ai të anulohet.

Babai i tij, ish-presidenti Jair Bolsonaro, aktualisht po vuan një dënim me burg në kushte të arrestit shtëpiak, pasi u dënua për komplot për grusht shteti pas humbjes në zgjedhjet e kaluara.

Zgjedhjet në Brazil u zhvilluan në një klimë të thellë përçarjeje politike. Fitorja e Lulës bie ndesh me prirjen e shfaqur në disa vende të rajonit të Amerikës Latine për rritjen e mbështetjes ndaj liderëve të djathtë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika