“Deri kur?” – Letra e Arlinda Zekajt vendoset në sheshin e Pejës

Letra që tashmë e ndjera, Arlinda Zekaj ia kishte drejtuar prokurores në Pejë, pak ditë para se të vritej, është vendosur në sheshin e Pejës, si shenjë proteste dhe dëshmi e kërkesave të saj për mbrojtje nga institucionet.

“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar Zekaj në letër, duke paralajmëruar për rrezikun që i kanosej.

Mbi letrën e vendosur në shesh është shkruar “Deri kur?”, ndërsa përmes saj rikujtohet kërkesa e Zekajt që institucionet të merrnin masa urgjente ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk i kishin përmbushur detyrat në mbrojtjen e saj.

Letra u bë publike vetëm pas vrasjes së Zekajt, më 25 tetor.

Ndërkohë, në Pejë janë vendosur edhe grafite nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, përmes të cilave kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e saj.

“Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë!”, “Komuna bashkëfajtore në vrasjen e grave!”, “Prokuroria i ka durt me gjakun e Arlindës!” dhe “Nuk ka qetësi pa drejtësi!” janë disa nga mesazhet e shkruara në grafite.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e së mërkurës në Prishtinë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika