Nikçi për letrën e Arlinda Zekajt: Menjëherë u hap rast ndaj zyrtarëve dhe u angazhua patrulla policore për sigurinë e saj

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se pas kërkesës të së ndjerës, Arlinda Zekajt, janë ndërmarrë veprime për hetimin e zyrtarëve dhe janë njoftuar institucionet kompetente që të veprojnë me urgjencë.

Duke komentuar letrën e Zekajt, e cila ishte publikuar në media dhe ku ajo kishte ngritur shqetësime për trajtimin e rasteve të saj, Nikçi tha se veprimet e Prokurorisë janë të dokumentuara.

Ai ka bërë të ditur se ishte hapur rast ndaj zyrtarëve për t’u hetuar nga Departamenti për Krime të Rënda, ndërsa institucionet përkatëse ishin alarmuar për të ndërmarrë veprime urgjente.

Nikçi ka thënë se Prokuroria kishte asistuar edhe në zbatimin e vendimit gjyqësor, ndërsa për sigurinë e Zekajt ishte angazhuar një patrullë policore, me autorizimin e prokurorit kujdestar, për të monitoruar situatën dhe për të kontrolluar vazhdimisht gjendjen e saj.

“Ne e kuptojmë që nga një letër që është publikuar në media është duke u bërë një gjykim publik lidhur me veprimet që i ka marrë Prokuroria themelore në Pejë, përkatësisht kryeprokurorja, mirëpo gjërat janë faktike, janë të dokumentuara ku menjëherë është hapë rast ndaj zyrtarëve për t’u hetuar nga Krimet e Rënda janë alarmuar gjitha institucionet që të marrin veprime urgjente në mënyrë që të bëhet një zgjidhje, është asistuar në mënyrë që të bëhet ekzekutimi i vendimit dhe njëkohësisht sa i përket sigurisë dhe jetës së saj është angazhuar një patrullë policore me autorizimin e prokurorisë kujdestare në mënyrë që të bëhet monitorimi dhe në vazhdimësi të pyetet viktima se si qëndron situata. Këto kanë qenë disa nga veprimet të cilat i kemi marrë si prokurori”, ka deklaruar ai.

Nikçi: Viktima insistoi të kthehej në shtëpi, u sulmua me mjet të fortë pak minuta pas hyrjes

Kryeprokurori i Shtetit paralajmëron masa nëse konstatohen shkelje në rastin e gruas së vrarë në Pejë

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika