Nagavci: Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt do të hetojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve

Arbërie Nagavci

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt do të hetojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.

Sipas saj, hetimi do të përfshijë trajtimin e denoncimeve dhe paralajmërimeve të viktimës, vlerësimin e rrezikut, zbatimin e urdhrave mbrojtës dhe veprimet e Policisë, Prokurorisë, gjykatave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka theksuar se komisioni parashihet të ketë mandat gjashtëmujor, ndërsa brenda 60 ditëve nga themelimi do t’i paraqesë Kuvendit një raport të përkohshëm me gjetjet fillestare dhe masat që kërkojnë veprim të menjëhershëm.

Nagavci ka theksuar se hetimi do të përfshijë edhe funksionimin e mekanizmave institucionalë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Ajo ka kërkuar që të shqyrtohet nëse ka pasur neglizhencë, vonesa apo mosveprime institucionale dhe të përcaktohet se kush ka pasur përgjegjësi për të vepruar.

“Duhet të zbardhet se kush ka pasur detyrimin të veprojë, çfarë veprimesh janë ndërmarrë dhe ku ka dështuar mbrojtja institucionale”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka shtuar se, bazuar në gjetjet e hetimit, do të kërkohen masa konkrete dhe adresimi i përgjegjësive te organet kompetente.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika