AAK krijon Forumin e kryetarëve të komunave, Qeveria akuzohet për mosbashkëpunim

AAK ka vendosur të krijojë Forumin e Kryetarëve të Komunave, si një mekanizëm të adresimit të problemeve dhe temave të rëndësishme të cilat preokupojnë qeverisjen komunale si dhe atë qendrore

AAK në konferencë për media

Të mërkurën e 20 korrikut, është mbajtur konferenca për media e drejtuar nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Haradinaj së bashku me kryetarët e pesë komunave, kanë themeluar forumin e kryetarëve të komunave të AAK-së.

“AAK ka vendosur të krijojë forumin e kryetarëve të komunave si një mekanizëm të adresimit të problemeve dhe të temave të qeverisjes në nivel komunal në raport me Qeverinë. Forumi do ta ketë udhëheqjen me rotacion, i pari do t’i prijë Ardian Gjini”- ka thënë Haradinaj.

Teksa e ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, Haradinaj ka thënë se me arkën e shtetit nuk po kryhen shërbimet dhe se ka mungesë të investimeve në fushën e ekonomisë.

“AAK ka filluar një sërë takimesh me institucionet që merren me energjinë për shkak se kemi frikë se Kosova mund të shkojë në kolaps energjetik për shkak të krizës energjetike. Qeveria nuk është serioze dhe nuk ka një plan konkret se si do t’i qaset kësaj situate në prag të dimrit. Qeveria Kurti ka bllokuar Ligjin e Pagave, është bllokuar nisma e tërheqjes së mjeteve nga fondi i Trustit. Qeveria po i grumbullon paratë në arkën e shtetit, e nuk po i kthen në investim, në ekonomi, e që është shqetësuese”, u shpreh i pari i AAK-së.

Kritikues ndaj kësaj çështje u shpreh edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

“Ne e kemi të paraparë edhe me statut të kemi forumin e kryetarëve të komunave të AAK-së, për t’i shpalosur problemet dhe të ndahen përvojat tona. AAK është shumë e lumtur me punën që e kanë bërë kryetarët e komunave. Duhet të tregojmë që jemi pjesë aktive e Asociacionit të Komunave. Shqetësimet që ne i ndajmë besoj që të njëjtat i ndajnë edhe kryetarët e komunave të tjera”-kishte thënë Gjini.

Ndërkaq, kryetarët e komunave të tjera që udhëhiqen nga kjo parti, kanë kërkuar bashkëpunim më të madh midis qeverisjes qendrore dhe asaj lokale.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika