Biden rezulton pozitiv me Covid-19

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai në përputhje me protokollin e Shtëpisë së Bardhë, do të vazhdojë të punojë i izoluar derisa të rezultojë negativ, tha zonja Jean-Pierre

Joe Biden

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, edhe pse është i vaksinuar dhe ka marrë dy herë injeksione përforcuese.

Ndërsa, Zonja e Parë Jill Biden thuhet se ka rezultuar negative.

Në përputhje me protokollin e Shtëpisë së Bardhë, presidenti do të vazhdojë të punojë i izoluar derisa të rezultojë negativ, tha zonja Jean-Pierre, njofton BBC.

Ai do të marrë pjesë në takime përmes telefonit dhe Zoom.

Njësia mjekësore e Shtëpisë së Bardhë do t’i informojë të gjitha kontaktet e ngushta të presidentit gjatë ditës, tha zonja Jean-Pierre, duke përfshirë çdo anëtarë të Kongresit ose anëtarë të shtypit që ishin me Biden gjatë vizitës së tij në Massachusetts të mërkurën .

Ndërsa, edhe vet presidenti Biden, nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se është mirë, dhe i ka falenderuar të gjithë për shqetësimet e tyre.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika