Murati: Ka abuzime me çmime, do të caktojmë çmime tavan për produktet bazë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se zgjidhja më e mirë për ndalimin e abuzimeve me çmime është caktimi i çmimeve tavan për produktet esenciale apo bazike

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në Kosovë ka biznese apo segmente të tyre që abuzojnë me çmime. Sipas tij, kjo kishte ndodhur edhe me çmimin e benzinës dhe se abuzim është ndaluar kur Qeveria e Kosovës ka vendosur që të caktojë një çmim tavan.

Kritikave të opozitës për ndërhyrje në tregun e lirë, Murati i është kundërpërgjigjur se mirëqenia e qytetarëve është e garantuar me kushtetutë, dhe se sipas tij, është prioritet për Qeverinë e Kosovës.

“Një ditë para se të merrej vendimi për çmimet tavan për derivate, benzina ka qenë për 18 centë më e shtrentjë, kur ka hy vendimi në fuqi është liruar në 18 centë”, ka deklaruar Murati.

“Gjithsej fitimi për një litër benzinë i tregtarëve ka qenë 30 centë për litër. Pra, argumenti se do të bankrotojnë supermarketet, për disa mund të jetë brengë supermarketet, por për neve është brengë mirëqenia e qytetarëve, sepse kjo mbizotëron në kushtetutë”, ka vijuar ai.

Murati është shprehur se çmimet tavan i caktojnë edhe vendet e rajonit, siç është ai i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, vendosja e çmimeve tavan për produktet bazë do t’i ndalonte abuzimet me çmime.

“Çmimi i bukës u vendos përnjëherë të rritej, përkundër faktit që çmimi i grurit dhe miellit ka shënuar rënie, pra ka abuzime të tilla edhe për produkte bazë, ky ligj është i domosdoshëm, sepse rezultati është parë te derivatet”, ka deklaruar Murati.

Ministri i Financave, e ka kritikuar opozitën se gjatë qeverisjes së tyre nuk e kanë pasur prioritet mirëqenien e qytetarëve.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika