Bajram Begaj të dielën betohet si Presidenti i ri i Shqipërisë

Zyra e Shtypit të Kuvendit të Shqipërisë, ka publikuar urdhrin e Kryeparlamentares Lindita Nikolla për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, të dielën, me fillim nga ora 18:00, ku do të betohet presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë

Bajram Begaj

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla, ka njoftuar se Bajram Begaj do të betohet si President, të dielën në orën 18:00.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Kryetarja e cila urdhëroi mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare të dielën e 24 korrikut.

Pas Betimit në Kuvend në orën 19:00 do të bëhet edhe pritja zyrtare në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i ri i Shqipërisë Bajram Begaj.

Bajram Begaj u zgjodh president nga Kuvendi më 6 qershor me 78 vota pro si Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë.

Bajram Begaj

Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967 në Rrogozhinë. Në vitin 1989, ai ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Përpara se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Begaj për një periudhë trevjeçare, ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Bajram Begaj

Gjatë karrierës së tij ushtarake, Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, drejtor i përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar.

Ndërkaq, ai ka shërbyer gjithashtu si drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA, shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Gjeneralmajor Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit.

Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë.

Bajram Begaj

Gjithashtu, ka ndjekur kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës “Marshall”, Gjermani, si dhe kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Begaj, ka përfunduar “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë”, pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. Njëkohësisht është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës se tij ushtarake.

Kush është Bajram Begaj, Presidenti i Shqipërisë

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika